Situata e tensionuar te parlamenti, Lleshaj thirrje Bashës: Ndalo sulmin

Opozita e bashkuar po zhvillon protestën e saj të shtatë kombëtare në Tiranë.

Protesta është zhvendosur përballë godinës së Parlamentit, ndersa situata shfaqet e tensionuar.

Kjo për shkak të hedhjes së gurëve, shashkave dhe tymueseve.

Në lidhje me tensionimin e situatës ka edhe një reagim nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lleshaj i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmet ndaj forcave të Policisë së Shtetit.

Me anë të një mesazhi në TWitter, Lleshaj thekson se një oficer policie është dëmtuar me mjetet shpërthyese.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit.

Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, thekson Lleshaj./noa.al/