Situata në veri, ish-drejtori i Policisë Qalaj: E kam pritur një reagim të tillë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se ka pritur një reagim të tillë nga serbët.

Ai tutje tha se ky vendim i ngjason atij aksionit të vitit të kaluar, kur serbët u munduan që problemin ta bartin në Bruksel.

“Ky vendim i ngjason atij aksionit të vitit të kaluar… po mundohen që problemin serbët ta bartin në Bruksel, është skenari i njëjtë si ai i vitit të kaluar. Unë e kam pritë një reagim të tillë.

Është qëllim i shtetit serb – duke i përdorur e instrumentalizuar serbët në Veri, në mënyrë që më pas problemin ta bartin në Bruksel. Policia e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm. Është dashur të marrim mësim nga aksioni i vitit të kaluar”, tha Qalaj në RTV Dukagjini.