Duhanpirja dëmton edhe këtë pjesë të trupit

Pak a shumë të gjithë i dinë dëmet që shkakton duhanpirja, por që dëmton edhe sytë këtë ndoshta nuk e keni ditur më parë.

Një gjë e tillë është thënë nga specialistë në Britaninë e Madhe, teksa kanë parlajmëruar se miliona njerëz po vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit.

Sipas një sondazhi, një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri. Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi.

Një gjë e tillë ndodhë, sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit.

Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë. /noa.al/