Sivjet s’ka dasma, reagojnë hotelierët

Këngëtarët kërkojnë goxha para për të kënduar nëpër ahengje dhe dasma.

Por, me gjasë këso lloj ngjarjesh nuk do të mbahen, të paktën deri në fund të vitit.

Kjo, si masë preventive për ta penguar përhapjen e koronavirusit.

Por, me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk po pajtohen në shoqatën e hoteliereve.