Sizmologu kosovar jep detaje për tërmetin

Drejtori i Institutit Sizmiologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se nuk ka nevojë të ketë panik tek qytetarët e vendit pas tërmetit që ndodhi më herët.

“Nuk ka pas dy goditje në Zubin Potok por vetëm një. Kjo lëkundje ishte afër Liqenit të Ujmanit dhe qytetarët nuk kanë nevojë të frikësohen apo të krijohet panikë”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine.