Klinaku: Gjyqtari që sot e shpalli aktgjykimin kishte kërkuar që të dënohej Limaj “pati apo nuk pati fakte”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimin ndaj krerëve të OVL UÇK-së.

Para mediave Klinaku tha se kjo gjykatë është politike dhe se gjyqtari i cili e shpalli sot aktgjykimin ka qenë ai i cili kishte kërkuar që në rastin “Kleçka” të dënohej Fatmir Limaj, pati apo nuk pati fakti.

“Gjykata Speciale është gjykatë politike. E kemi ditur që gjyqtari Charles Smith, është gjyqtar i skandaleve sepse Malcom Simmons, ka raportuar në Kuvendin e Kosovës se ky gjyqtar siç e dini ka kërkuar në rastin “Kleçka”, ka thënë “Pati apo nuk pati fakte duhet të dënohet Fatmir Limaj””- tha Klinaku.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Specialja dhe janë dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim të tyre.