S’ka BE për ata që rrahin gratë

0
275

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, thotë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet domosdoshmërisht nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se nëse Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.

“Kërkoj nga Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. NËse Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshmë për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsett.

Ndryshe, ambasadori Kosnett, që nga marrja e detyrës së tij në krye të misionit amerikan në Kosovë, ka apeluar për avancimin e grave dhe ndërshkimin e dhunës ndaj tyre.

Ndërkaq, në Kosovë vazhdojnë të raportohen raste të shumta të grave që janë viktima të dhunës në familje dhe jashtë saj.