Tri alarme të rrejshme për bombë në Stacion të Autobusëve, Policia hesht

Policia e Kosovës për të tretën herë radhazi ka pranuar alarme të rrejshme nga telefonata anonime për mjete shpërthyere në Stacionin e Autobusëve.

E premtja u shënua si hera e tretë përbrenda dy javësh prej se Policia e Kosovës po e evakuon perimetrin në Stacionin e Autobusëve, nën dyshimin e mjeteve eksplozive, shkruan lajmi.net.

Mediumi ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të pyetur nëse është inicuar rast ndaj ndonjë të dyshuari lidhur me pretendimet për mjete eksplozive, mirëpo nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Për herën e parë, u pati njoftuar se njoftimi për eksploziv kishte ardhur nga një serb nga Bujanoci.

Deri më tani, ende zyrtarisht nuk është publikuar ndonjë informatë për ndonjë të dyshuar për thirrjet në kushte anonimiteti në adresë të forcave të rendit.

Të gjitha telefonatat që janë pranuar për mjete shpërthyese nga Policia kanë qenë përgjatë mesditës.