S’ka kuorum, dështon përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Në Kuvendin e Kosovës sot ka dështuar përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, pasi në sallë kanë qenë vetëm 57 deputetë, duke mos u krijuar kuorumi që është i nevojshëm.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se ky bojkot i disa deputetëve është i qëllimshëm.

“Unë konstatoj se ky bojkot i një pjesë të deputetëve është i qëllimshëm. nuk ka kushte për t’u votuar Bord i RTK-së prandaj mendoj se duhet ta shtyjmë për një mbledhje tjetër”, deklaroi Konjufca./Fokusi.info/