S’ka paga për minatorët e Trepçës, ata vendosin ta bojkotojnë punën

Edhe këtë muaj paknënaqësia e minatorëve të Trepçës ka filluar të shfaqet ndaj menaxhmentit.

“Jepi zë” merr vesh se minatorët sot e kanë bojkotuar punën për shkak të mosmarrjes së pagave të tyre, problem që kishte ndodhur edhe në muajin e kaluar.

Një minator ka folur për “Jepi zë” duke treguar se ata janë gjendje të vështirë financiare nga mungesa e marrjes së pagave.

“Jepi zë” merr vesh se minatorët janë grumbulluar brenda hapësirave të ndërmarrjes në Stan-Tërg.

Duhet theksuar që minatorët e Trepçës janë përballur shpesh për vonesat me paga dhe mungesë të kushteve të punës.