Skandaloze/ Ministrja e Drejtësisë thotë se Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka bërë një deklaratë të pazakontë në mbledhjen e Komisionit hetimor për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

Ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i opozitës.

Kështu u shpreh ajo pas deklarimit të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi se pushteti aktual po tenton ta kthejë vendin nga demokracia në autokraci.

Pas deklaratës së Haxhiut kanë deklaruar edhe deputetët e opozitës.

Paraprakisht ministrja ka kritikuar institucionet për mos efikasitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.