Detaje nga policia për arrestimet dhe konfiskimin e armëve në veri

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një konferencë për media ka dhënë detaje për aksionin policor të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Veri të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Ai tha se aksioni ka ndodhur në tri lokacione në Veri, ku janë kryer kontrolle dhe bastisje ndaj personave të dyshuar lidhur me vepra të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Në bazë të urdhër kontrollit është arrestuar i dyshuari R.B – serb, kosovar, përderisa i dyshuari i dytë poashtu zyrtar policor në Veri, i cili ka qenë në kërkim, nuk është hasur nga policia”.

“Është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar por që nuk ka qenë i përfshirë në këtë urdhër kërkim. Policia gjatë këtij operacioni i cili ka qenë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka arritur të konfiskojë edhe gjashtë armë, dy armë zyrtare, por edhe pajisje të ndryshme elektronike”, ka thënë Kelani.