“S’kanë as projekte as prioritete, dënojnë kafe për duhan”: Syla e quan “koti” qeverisjen e Kurtit

“Qeveri koti”, e ka quajtur gazetari Valon Syla, Qeverinë e Albin Kurtit, për të cilën shprehet se janë “pa projekte, pa prioritete” ndëra fokusin e kanë në “në dënimin e kafeve…duke u thirrur në ligjin për duhan”.

Syla iu drejtua qeverisë me fjalët “çunu…bëni diçka…tani edhe keni kredibilitet me dënu e sankcionu”.

Reagimi i Sylës:

Çfarë Qeverie koti eshte kjo e Albin Kurtit. Merret me Dinarë, me Media dhe me Tabela të Kerrit…. përderisa Kosovës po ikë çdo mundësi, dhe po mbetet vend i prapambetun në karahasim me vendet e rajonit.

Tirana, Shkupi, po ecin përpara e Peci, ministër i agroekonomisë merret me ngulfatje duke u thirrë në ligjin për duhan, tu i denu edhe kafet, që skanë as pazar në këtë janar depresiv…

A keni projekte? Apo prioritete?

A keni mend në krye?

Çunu more boni najsend, dilni prej kësaj vorbulle negative të inspektorave papaka. Ndertoni diçka, boni diçka… tani edhe keni kredibilitet me denu e me sankcionu. Nuk keni bo ju hala kurgjo, që me u marrë veç me ndëshkime. Edhe ato, të partive të tjera, se këta të VV’s, as autolarje s’kanë… dibusa.