Skena brutale në UFC, i çahet buza e sipërme me një grusht (video)

Buza e Alistair Overeem u ça nga një grusht brutal gjatë një ndeshje të UFC kundër Jairzinho Rozenstruik.

Overeem ishte sekonda larg fitores në luftën e cila u zhvillua në Uashington DC, pasi ishte përpara në rezultatet e gjyqtarëve, kur u godit nga një grusht i fuqishëm me të djathtën nga Rozenstruik i pamposhtur.

Pamjet treguan qartë se një pjesë e buzës së Overeem u ça ndërsa binte në tokë, shkruan lajmi.net.

38-vjeçari arriti të kthehej në këmbët e tij pasi mori goditjen, por ishte e kotë.

Arbitri Dan Miragliotta vendosi t’i jap fund luftës në minutën e katërt e 56-të sekonda të raundit të pestë.

Kjo erdhi pavarësisht se Overeem ishte 4-0 në tabelën e rezultateve.

https://twitter.com/i/status/1203560876386725888