Skënderaj e mposht koronavirusin, shërohen të gjithë të infektuarit

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se të gjithë të infektuarit me koronavirus janë shëruar.

Ai tha se bashkë triumfojmë dhe lajmi për shërimin e të gjithë të infektuarve është lajm i jashtëzakonshëm.

Ky është postimi i plotë:

Bashkë triumfojmë!

Lajm i jashtëzakonshëm!

U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në komunën tonë.

Kjo është një fitore e jona e përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët.

Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Faleminderit bashkëvendas që po i përmbaheni masave parandaluese që kemi ndermarrë.

Vazhdojmë kështu për të mirën e përbashkët!