Zbulohet pllaka përkujtimore e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ismajl Haradinaj (Foto, Video)

Për nder të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe përvjetorit të tij, sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të veprimtarit të çështjes kombëtare, Heroit Ismajl Haradinaj në objektin e shkollës fillore “Sulejman Vokshi” në Polluzhë të Rahovecit, shkruan Fokusi.info.

I pranishëm në këtë manifestim ishte ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi etj.

Ky njoftim është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Postimi i plotë:

Në ditën e dëshmorëve të kombit dhe me rastin e përvjetorit të tij, në objektin e shkollës fillore “Sulejman Vokshi” në Polluzhë të Rahovecit, zbuluam pllakën përkujtimore të veprimtarit të çështjes kombëtare, Heroit Ismajl Haradinaj.