Soji i keq le të bluajë sa të dojë në mulli të shkaut, asnjëherë nuk do të pendohemi!

Lidhur me gjykimin që po iu bëhet krerëve të OVL-UÇK-së në Gjykatën Speciale,  komandanti i Batalionit  të Katërt të  Brigadës 138 të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, Pren Marashi, ka deklaruar se: “Atë që bëmë për liri dhe vendin tonë, askush nuk mund të na bëjë të pendohemi, përkundrazi, lufta dhe mundimet tona na kanë forcuar që të mos gjunjëzohemi para askujt. Soji  i keq, le të bluajë   sa të dojë   në mulli të shkaut, se asnjëherë nuk do të pendohemi, por gjithmonë  do jemi krenarë!”