Sondazhi e nxjerr mirë përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision

Eurovisioni po afron dhe bashkë me të edhe emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë.

Sondazhi i fundit online i “Wiwiblogs” po e nxjerr aktualisht të parën Shqipërinë në rënditjen e përgjithshme.

Me 1348 votues, Shqipëria po prinë para Gjeorgjisë e Austrisë.“Duje” e Albina dhe Familja Kelmendit ka befasuar edhe britanikët me organizimin që kanë shfaqur në Angli.

Plot 23 profesionistë të fushave të ndryshme kanë udhëtuar në Liverpool për të sjellur një interpretim të paharruar për Shqipërinë në garën më të madhe të këngës në Evropë.