Sondazhi i Euronews/ PS fiton me 48.5% të votave, PD dhe aleatët 41.5%

Sondazhi i pestë kombëtar i kompanisë MRB për Euronews Albania parashikon që Partia Socialiste t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme, të pyetur se cila parti besoni se do të dalë e para në zgjedhjet e 25 prillit, 50.1% shprehen për PS, 37.7% PD dhe 6.9% LSI.

Gjithashtu, Euronews Albania jep sërish një përqindje më të lartë të votuesit shqiptar drejt PS-së me 48.3% të votave, PD dhe aleatët në 41.5%,  LSI 6.5%.

Të pyetur se për cilën parti apo koalicion do të votonin, shumica u përgjigjën për PS-në.

Partia Socialiste sipas sondazhit kryeson dhe në qarkun e Tiranës. Sondazhi tregon se 51.1% preferojnë Partinë Socialiste,  Partia Demokratike 40.4% ndërsa LSI 5.2 %.

Ndërkohë pyetjes se cilin prej dy liderëve shohin si personin më të përshtatshëm për të qenë kryeministri i Shqipërisë, 45.1% shprehen në favor të Edi Ramës kurse 39.6% preferojnë Lulzim Bashën.