Limaj: Qeveri e gabuar për Kosovën, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj tha se nuk është se ka pritur rezultate të mira nga Qeveria Kurti, duke shtuar se vendi ynë ka stagnuar dhe ka humbur shumë.

”Kjo Qeveri është e gabuar për vendin, nuk duhet me qeverisë në Kosovë, ka stagnu vendi që tre vjet kemi humbur shumë, natë e ditë duhet me punu për me arrit ato që i kemi humbur, skom prit një rezultat të mirë, por jo kaq shumë, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin”, tha Limaj në emsionin “Click” në RTV21.

Ndër tjerash ai tha se mungon mirënjohja e gjithë atyre që punuan për ndërtimin e shtetit në 20 vitet e fundit.

Duke shtuar se ”Serbia e dinë çka ka hup, po shqiptarët nuk e dinë qa kanë fitu, nuk e dinë vlerën qa e kemi”.

Ai tutje shtoi se asnjëherë nuk kërkojnë që të përkulen para tij dhe atyre që luftuan për lirinë e vendit.
”Qytetari mirënjohës mundet me zhvillu vendin, kurrë s’kemi kërkuar që për diçka qa kemi bërë për vendin me ardh me u përkul para meje”, tha Limaj.

Tutje Limaj, shtoi se ata që thonë se për 20 vite është shkatërruar vendi, kanë mendim që edhe lufta e Kosovës nuk është dashtë me ndodh.

”Qeveria është mos-mirënjohese dhe të gjithë ata që kanë thënë që për 20 vite është dënuar vendi, kanë pasur jetë super luksoze. Ai që thotë se për 20 vite është shkatërruar vendi është mos mirënjohës, veç nuk mundet me thënë se edhe lufta thotë nuk është dasht me ndodh”, tha Limaj ndër tjera.