Sot arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit

Sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, arrijnë dy shtatoret e heronjve Hasan Prishtina dhe Adem Jashari, shkruan Fokusi.info.

Këshilli i fshatit Mushtisht ka njoftuar se dy shtatoret, ajo e Hasan Prishtinës dhe e Adem Jasharit nisen sot nga Tirana dhe në fshat arrijnë rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të Këshillit, fshati ka planifikuar që të organizohet për pritjen e tyre sot, derisa zbulimi i tyre bëhet ditën e hënë më 28 nëntor.

Në nderim dhe përkujtim të 28 nëntorit, festës së katërfishtë kombëtare, me 28 nëntor 2022, nga ora 12:00, përurohen shtatorja e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe ajo e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari./Fokusi.info/