Sot do të protestojnë punëtorët shëndetësor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punëtorët shëndetësorë që të bashkohen kësaj proteste.

Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra ligji i pagave të cilën kjo qeveri është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet. Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 për mjekë e koeficientin 3 për infermierë. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia”, shkroi ai.