Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Sot më 24 shkurt 2023 do t’i mbushte 60 vjet uragani i luftës për liri, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.

Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Dëshmori, Fahri Fazliu ishte i lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës.