Raka: Ka ndodhur që të riinfektuarit me Covid-19 janë hospitalizuar

Mikorbiologu Lul Raka ka bërë thirrje për vaksinim për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur qytetarë të cilët infektimin për herë të dytë me koronavirus e kanë kaluar më vështirë se herën e parë.

“Ka riinfektime”, tha Raka.

“Ndodh riinfektimi për shkak se nuk ka imunitet të mjaftueshëm pas një periudhe kohore. Për shembull pas një viti”, tha Raka për RTK’në.

“Në disa raste të rralla ka qenë edhe më i rrezikshëm. Ka kërkuar edhe hospitalizim”, shtoi ai.

Mirëpo, sipas tij, në shumicën e rasteve, riinfektimi kalon më lehtë.

“Në pjesën më të madhe të rasteve kjo është prej imunitetit, edhe prej sëmundjeve tjera. Riinfektimi ka kaluar më lehtë”, theksoi ai.