Helmohen pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë

Pesë nxënës të shkollës fillore “Elena Gjika” që nga dita e premte janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, pasi dyshohet se janë helmuare nga ushqimi në bufenë e shkollës, shkruan Gazeta Metro.

Këta pesë fëmijë janë duku u trajtuar në QKUK dhe sipas zëdhënësit të QKUK’së, Shpend Fazliu, tha se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju konfirmoj, se pesë nxënëse të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimin se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Fazliu.

Nga ana tjetër prindërit po akuzojnë se fëmijët e tyre janë helmuar nga ushqimi që kanë marrë në bufenë e shkollës që është hapur brenda.

Ata po thonë se drejtori i shkollës dhe inspektoratit kanë heshtur lidhur me këtë rast.