Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin e rëndë

Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Lëbushë të Deçanit, i mori jetën të riut, Egzon Vishaj, teksa la të lënduar rëndë edhe tre persona tjerë.

Njoftimin mortor për Egzonin e kanë dhënë tashmë edhe familjarët, të cilët bëjnë me dije se 22-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 16:00 në varrezat e fshatit Beleg të Deçanit.

Tre të lënduarit nga aksidenti po vazhdojnë trajtimin në spital, teksa sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast shoferi i automjetit ka humbur kontrollin mbi timon dhe është përplasur për një shtylle të betonit.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Fokusi.info/