Sot Kuvendi shqyrton Projektligjin për buxhetin 2022

0
53

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të zhvilluar seancën e re plenare.

Me këtë rast në rend ditë janë gjithsej 11 pika.

Në mesin e këtyre pikave të cilat trajtohen sot është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës ,Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.