Sot mbahen zgjedhjet në Serbi

Rreth gjashtë milionë gjysmë e serbëve sot kanë të drejtë votë në Serbi, pasi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke garuar me dy lista, duke pas si pretendim që të fitojnë katër ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Për herë të parë, zgjedhjet serbe nuk do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, kjo pasi serbët me dy shtetësi do të votojnë në Rashkë dhe në Bujanoc.

Kjo pasi qeveria kosovare e ka refuzuar hedhjen e votës së tyre për Beogradin brenda territorit të Prishtinës.

Mediat serbe atje raportojnë se janë 8,255 qendra të votimit, procesi zgjedhor do të zgjas deri në ora 20:00.

Serbët do të votojnë për 19 lista zgjedhore parlamentare, si dhe për tetë kandidatë për president./Fokusi.info/