Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhje duke filluar nga ora 14:00.

Rendi i ditës

1. Procedimi për mendim në Qeveri i nismave ligjore:

1.1.Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

1.2.Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19”,

1.3.Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007,

2. Të ndryshme.