Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe pika që po e kundërshtojnë veteranët

Kuvendi i Kosovës do të mblidhen për të përfunduar pikat që mbetën nga seancat e kaluara.

Në seancën që do të fillojë nga ora 13:00, në rend të ditës është edhe votimi për ligjin që përcakton pagën minimale.

Këtë pikë po e kundërshtojnë fuqishëm veteranët e UÇK-së me ankesën se nuk janë përfshirë në këtë ligj.

Përveç tyre, as opozita nuk e ka mbështetur dhe kanë kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës kjo pikë.

Rendi i ditë

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:

5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.​