Sot mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje në të cilën është paralajmëruar se do të merren një varg vendimesh.

Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për qeveritarët.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim prej orës 10:00,

Po ashtu sipas rendit të ditës është paraparë që të shfuqizohen edhe disa vendime tjera të ish-Qeverisë Haradinaj.