Klinaku i OVL UÇK-së përfundon vizitën në Hagë

Pas një vizite dyditore krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së ka përfunduar vizitën në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Sot ai ka vizituar: Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

Të gjithë 8 shokët janë mirë me shëndet, qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive, dhe ju dërgojnë të fala, ka shkruar Klinaku.

Statusi i plotë:

I përfunduam vizitat edhe me Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Hashim Thaçi.
Të gjithë 8 shokët janë mirë me shëndet, qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive, dhe ju dërgojnë të fala.

Klinaku dje ka vizituar:Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin./Fokusi.info