Sot pritet të arrijnë edhe 53 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’

Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 është mjaftë i lartë dhe rreziku vazhdon të jetë prezent sonte pritet që të arrijnë edhe mijëra vaksina antiCOVID të llojit ‘Pfizer’.

Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 është mjaftë i lartë dhe rreziku vazhdon të jetë prezent sonte pritet që të arrijnë edhe mijëra vaksina antiCOVID të llojit ‘Pfizer’.

Burime të lajmi.net në Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se përpos donacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot pritet që të arrijnë edhe 53 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’ si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kosova deri më tani ka administruar gjithsej 922 mijë e 623 doza të vaksinës antiCOVID.

Ditë më parë ministri Arben Vitia në një konferencë për media bëri të ditur se për shkak të skadimit të afatit janë hequr nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina antiCOVID të llojit Astrazeneca.

Në 24 orëshin e fundit janë vaksinuar 19 mijë e 526 persona, kurse janë regjisutar edhe 890 raste pozitive.