Sot shënohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

Sot më 5 Maj përkujtohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Ceremonia kryesore do të zhvillohen në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishëm priten të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe zyrtarë të tjerë.

Si çdo vit, në homazhe pritet të mos mungojnë as veteranët e luftës, që kujtojnë përherë shokët e tyre, si dhe familjarë të dëshmorëve, por edhe qytetarë të thjeshtë. Ceremoni të ngjashme pritet të organizohen sot në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.