Sot varroset Lulzim Spahiu që iu mor jeta nga polici i Kosovës në Gjilan

Sot varroset Lulzim Spahiu që u vra nga polici i Kosovës në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Gjilanit qysh në orët e para të mëngjesit, Lulzim Spahiu ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri nga një zytar policor. Viktima pritet të varroset sot, raporton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar polici Vllaznim Hamdiu nga fshati Malishevë e Gjilanit, ka vrarë në ora 4:50 personin e njohur per autoritet e drejtësisë Lulzim Spahiun.

Vllaznim Hamdiu, i cili ishte edhe si punonjës i mbrojtjes së afërt të kryeministrit, është konfrontuar e perleshur me Lulzim Spahiun vetëm pse ky i fundit ka goditur me kamionin e tij që po veturën që po e ngiste polici zyrtar që nuk ishte në detyrë.

Me tri armët që kishte me vete në veturë, polici Hamdiu ka përdorur armën personale të policisë ‘Glock 9×19’ për ta vrarë në vend 47 vjeçarin.

Me vete zyrtari policor kishte dy armë, të njohura si ‘Bereta’ dhe një karikator të mbushur me municion, e të gjitha këto të konfiskuara në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, personi që ka mbetur i vrarë në këtë ngjarje të rëndë Lulzim Spahiu është i njohur për autoritet e drejtësisë, ku edhe kishte mbajtur burg më herët.

Nga Prokuroria për Metron kanë deklaruar se vrasja e rëndë ka ndodhur tek pompa ‘Veda Petroll’ apo siç njihet rruga ‘NATO 99’.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani