Lajm i mirë: Në Vushtrri sot janë shëruar 3 pacientë nga koronavirusi

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka njoftuar se sot janë shëruar edhe tre pacientë nga koronavirusi.

Meholli përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se tre persona nga fshati Studime e Vushtrrisë tashmë tre pacientët e infektuar janë shëruar.

“3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht”, ka shkruar ai.

Aktualisht nga qyteti i Vushtrrisë janë 7 raste pozitiv me Covid-19.