Spanja me shumë vështirësi ka mposhtur Iranin (Video)

0
338

Spanja ka mposhtur Iranin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B.

Golin e vetëm për Spanjën e shënoi Diego Costa në minutën e 54-të, pas një tollovie në zonën kundërshtare.

Me këtë fitore, Spanja dhe Portugalia ndajnë dy pozitat e para me nga katër pikë, Irani është e treta me tri pikë, ndërsa Maroku në fund pa pikë.