Spanja shënon zero raste koronavirusi në 24 orë, për herë të parë prej marsit

Spanja ka shënuar sot zero raste të reja koronavirusi në 24 orët e fundit, për herë të parë prej muajit mars.

Lajmi i gëzuar u njoftua nga ministria e shëndetësisë dhe vjen në kohën kur vendi përgatitet të zbusë kasat e ashpra kufizuese. Javën e fundit 35 njerëz kanë vdekur në vend nga COVID-19, duke e çuar numrin total në 27,127.

Në kulmin e epidemisë Spanja ka regjistruar deri në 1,000 vdekje koronavirusi në ditë.

Rreth 32 milionë njerëz, rreth 70 përqind e popullsisë së vendit janë tashmë në fazën e dytë të zbutjes së masave.

Katër ishuj spanjollë me numër të vogël infektimesh hynë sot në fazën e tretë të reduktimit të kufizimeve.

Top Channel