Spekulime: Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Mësohet e vërteta

Është raportuar në një nga mediumet kosovare se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar i Prishtinës, por siç mëson Gazeta Metro nga burimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), diçka e tillë nuk qëndron.

U raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të bashkëpunojnë në Komunën e Prishtinës dhe pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, do ta marr Blerand Stavileci i PDK’së.

Por një bashkëpunim i tillë është mohuar nga PDK, dhe se s’ka as disponim e as marrëveshje për koalicion nga ana e tyre me LDK për të udhëhequr me komunën e Prishtinës, konfirmojnë burimet brenda PDK’së për Gazeta Metro.

Pra, një lajm i tillë se Stavileci do të jetë nënkryetar i Prishtinës, nuk është i vërtetë.