Momenti tmerrues kur një person gjuan me çifte qytetarët në rrugë (video)

Një person i armatosur është filmuar teksa sulmonte disa persona të tjerë, duke shkaktuar skena kaosi ku dy makina për pak sa nuk u përplasën duke tentuar që të iknin nga plumbat e çiftes.

Banorët të cilët jetonin aty, në një nga lagjet e qytetit Birmingham, dëgjohet duke bërtitur ndërkohë që filmonte përplasjen mes dy bandave nga dritarja e saj, raporton Daily Mail.

Klipi fillon me disa të shtëna të cilat janë në fakt nga arma e personit të armatosur i cili mban një kapele në kokë dhe i ndjek tre persona të tjerë, të cilët ikën me makinë.

Disa nga dëshmitarët thanë se kjo përplasje mes bandave lidhet me bandat e drogës të cilat edhe janë të ndjekura nga policia.