Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së: Nuk kanë vdekur 5 persona

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka demantuar deputetin e VV-së, Agon Batusha, i cili pak më parë deklaroi se brenda 2 orëve kanë vdekur 5 pacientë me koronavirus në këtë qytet.

Nga Spitali njoftohet se nuk kanë vdekur 5 persona nga COVID 19 me arsyetimin se në morg nuk dërgohen vetëm trupat që vdekin nga ky virus.

Njoftimi:

Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha,
Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit.

Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyre, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë.

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!