Edi Rama uron Kosovën në 14-vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e shtetësisë së saj.

Ai ka zgjedhur një video ku paraqitet momenti kur Kosova më 17 shkurt të 2008-ës shpalli Pavarësinë e Kosovës.

“MIRËMËNGJES. Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.