Tahiri: Duan të shkarkojnë Bordin e RTK-së të vendosin një bord që është në menaxhim të Qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancën e radhës plenare, ku si pikë e rendit të ditës është shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se një pikë e cila rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së, në rrethana normale nuk do të duhej të paraqitej kësisoj.

“ Një pikë e cila rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së, që në rrethana normale ashtu nuk ish dasht të jetë e as të trajtohet në këtë formë, e do të duhej që në aspektin e respektimit të institucioneve publike siç është transmetuesi publik të trajtohet në mënyrë krejt tjetër.Është mëse e vërtetë që raporti që ka ardhur nga transmetuesi publik s’ka qenë raport i mirë, pra ka pas ngecje dhe ka qenë një frymë e raportimit që personalisht nuk më ka pëlqyer dhe kam kërkuar edhe atëherë që në Komision të vie një raport që në detaje trajton çështjen që lidhen me planifikim edhe me raportim të asaj për shkak që ka një diskpreancë të madhe në mes raportit që kemi marrë ne dhe punës së mirë që bëhet në RTK”, tha Tahiri.

Tutje ai theksoi se ky shkarkim nuk ka të bëjë asgjë me vlerësim e asaj që është dërguar në Komision.

Ai tha se të njëjtit duan shkarkimin e këtij bordi që të vendosin një bord tjetër që menaxhohet direkt nga Qeveria Kurti.

“Por me një vendim që buron thjesht edhe shqip me vendos një bord tjetër që është në menaxhim të drejtpërdrejtë nga Qeveria.A duhet që Bordi ti ngrit kapacitet po, a duhet të trajtohet në këtë formë jo.Ne si Grup Parlamentar e vlerësojmë se ky vendim apo rekomandim është rekomandim që të vetmin synim e ka të krijojë një bord tjetër që i shërben qeverisë dhe jo publikut”, shtoi ai.