Stano: Ndërmjetësuesit dhe palët në dialog duhet të koordinohen rreth konferencës ndërkombëtare

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke folur për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për organizimin e një konference ndërkombëtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, tha se Brukseli mirëpret çdo mbështetje për dialogun, por se “çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me ndërmjetësit në dialog dhe palët”.

Stano ka thënë se në këtë “moment sfidash” mirëpret çdo iniciativë të nivelit të lartë për një dialog të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mirëpresim çdo mbështetje të nivelit të lartë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në këtë moment sfidues. Megjithatë, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me ndërmjetësuesit dhe palët e përfshira në dialog, dhe në në fund duhet të vendoset për agjendën dhe ritmin e negociatave”, tha Stano.

Më 27 qershor, Rama prezantoi idenë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë në një konferencë për shtyp në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.

Rama ka deklaruar gjithashtu se Kurti dhe Vuçiq “nuk duhet të lejohen të largohen pa arritur marrëveshje”.

Ideja për një konferencë ndërkombëtare u mbështet edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe sipas tij, është e rëndësishme që të ulen tensionet.