Stavileci: Shpresoj që Luta nuk na akuzon për klonim të Matt Whitaker

Blerand Stavileci i PDK-së i është përgjigjur Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili e kishte kontestuar ardhjen e Matt Whitaker në Kosovë për ta mbështetur Kadri Veselin.

Stavileci ka thënë se shpreson që Haziri nuk do t’i akuzojë për klonim tash kur mund ta ketë kuptuar që Matt Whitaker ka qenë edhe në Gjilan, aty ku ai keqqeverisje.

“Po, e lexova atë që kishte thënë shefi i shtabit të LDK-së, se nuk është e vërtetë që Matt Whitaker ka ardhur në Kosovë në mbështetje të Kadri Veselit për Kryeministër. Po shpresoj që nuk do të na akuzojë edhe për klonim të Matt-it, pasi e ka kuptuar që ai ka qenë edhe në Gjilan., aty ku ai keqqeverisë. Në të vërtetë, Luta mendoj që është më i shqetësuar sesi kandidatja e tyre më shumë përfaqëson rivalitet ndaj nënkryetarëve aty që janë rrugës së kryetarllëkut, se që përfaqëson rivalitet ndaj kundërkandidatëve për Kryeministër. Po ashtu, më shqetësues do duhej të ishte edhe pakënaqësia e gjilanasve me punën e tij, të cilët sot nuk i zinte salla në tubimin e PDK-së atje”, ka thënë Stavileci.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kishte thënë se nuk është e vërtetë që ish-zyrtari amerikan Matt Whitaker ka ardhur në Kosovë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit. Haziri kishte thënë se kjo është ‘rrenë e kulluar’.