Stoltenberg flet para Samitit të NATO-s, tregon çka do të diskutohet

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur para samitit të sotëm.

Ai thotë se aleatët kanë ofruar mbështetje për Ukrainën për të ndihmuar ‘të drejtën e saj themelore’, por nënvizoi përsëri se detyra kryesore e aleancës ushtarake është mbrojtja e anëtarëve të NATO-s.

Pasi Ukraina nuk është anëtare, aleanca nuk po dërgon trupa në vend, megjithëse po rrit praninë e saj ushtarake në vendet fqinje të NATO-s.

Stoltenberg thotë se udhëheqësit e NATO-s do të flasin sot për një ‘rivendosje për parandalimin dhe mbrojtjen tonë në një afat më të gjatë’.

“Hapi i parë është krjimi i katër grupeve të reja beteje në pjesën lindore të aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.