Si në filma: Veturat në lëvizje gjuhen me armë zjarri mes vete në Prishtinë

Disa persona janë gjuajtur sonte me armë zjarri në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës.

“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse ka persona të plagosur lidhur me këtë rast.

Një rast i ngjashëm para disa ditëve kishte ndodhur edhe në lagjen “Bregu i Diellit” dhe nuk dihet nëse persona të njëjtë kanë shkëmbyer zjarr edhe sonte.