Stoltenberg më 17 gusht në Bruksel mbanë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se më 17 gusht do të mbajë takime të ndara, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit zyrtar, Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiqin dhe më pas me Albin Kurtin.

Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para radhës së bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ftesa e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Kurtin dhe Vuçiqin, erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.