Stublla i quan shpifje akuzat për kërcënim ndaj Bytyqit: Do t’i drejtohem Ambasadës Britanike

Bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinajt, Dardan Stublla, ka reaguar ndaj Albana Bytyqit, deputetes së zgjedhur pas rinumërimit të votave, shkruan Fokusi.info.

Sot është raportuar se deputetja nga radhët e AAK’së, Albana Bytyqi, ishte kërcënuar nga Dardan Stublla, burri i ish-diplomatës kosovare, kandidate për t’u zgjedhur deputete por që në fund nuk arriti të zë ulëse në parlamentin e Kosovës.

Stublla ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në asnjë formë direkte apo indirekte nuk e ka kërcënuar askënd e aq më pak Bytyqin e cila siç thotë ai vazhdon të shpif për të.

Stublla tutje ka shtuar se nuk po i beson gjykatave dhe policisë së Kosovës, dhe se nesër do t’i drejtohet Ambasadës Britanike meqë është edhe shtetas britanik.

Postimi i plotë:

Reagim publik ndaj shpifjeve të Albana Bytyqit

Në vazhdën e shantazheve ndaj meje dhe familjes sime, sapo lexova një shkrim në njërën nga portalet se znj.Albana Bytyqi më akuzon se gjoja ka pranuar mesazh kërrcënues nga unë!!!
Unë në asnjë forme direkte apo indirekte nuk kam kërrcnuar askënd e aq më pak znj në fjalë e cila po shpif për mua.
Kam filluar që mos ti besojë policisë dhe prokurorisë për arsyje të mos veprimit, nesër do të i drejtohem Ambasadës Britanike meqë jam shtetas, të kërkoj ndihmë për shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi.
Thërras organet e rendit të marrin me seriozitet këtë kanosje ndaj meje dhe familjes sime./Fokusi.info/