Studentët goditen nga rrufeja gjatë një ndeshjeje futbolli (video)

Një ndeshje futbolli në Xhamajkë u ndal pasi që dy lojtarë u goditën nga rrufeja dhe u dërguan menjëherë në spital.

Shkolla “Wolmer’s Boys” ishin duke luajtur kundër Jamaica College në një ndeshje të Kupës ISSA/Digicel Manning në “Stadium East”, transmeton Gazeta Express.

Wolmer’s kishte qenë duke fituar me rezultat 2:1 në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ndodhi edhe incidenti. Dy futbollistë mbetën të shtrirë në fushë, pasi u goditën nga rrufeja.

Terrence Francis dhe Dwayne Allen u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt për t’u trajtuar. Sipas lajmeve nga mediat lokale, Francis u largua nga fusha me ndihmën e barelës, pasi ai nuk iu përgjigj trajtimit të stafit mjekësor në fushë.

Edhe katër futbollistë të tjerë raportohet se ishin të prekur nga rrufeja, mirëpo ata nuk ishin dëmtuar seriozisht.